Szoboszlai i mungon Liverpoolit në ndeshjen e rëndësishme ndaj Arsenalit

  • S.A /
  • 05 January 2024 - 14:11
Szoboszlai i mungon Liverpoolit në ndeshjen e rëndësishme ndaj Arsenalit

Dominik Szoboszlai do të humbasë të paktën dy ndeshjet e ardhshme për Liverpool, konfirmoi Jürgen Klopp.

Mesfushori u tërhoq në pjesën e dytë të fitores së Vitit të Ri ndaj Newcastle United në Anfield për shkak të një lëndimi.

Dhe Szoboszlai do të mungojë për ndeshjen e kësaj të diele të Kupës FA të Emirates kundër Arsenalit dhe ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup me Fulhamin mesjavën e ardhshme.

Klopp tha se lëndimi i Szoboszlait nuk është i rëndë, por që nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet për dy ndeshjet e radhës.

(Kosova Sot Online )