Zbulohen fitimet marramendëse të Bad News Eagles në BLAST Paris Major 2023 nga shitjet e ‘stikerave

  • S.A /
  • 11 January 2024 - 11:17
Zbulohen fitimet marramendëse të Bad News Eagles në BLAST Paris Major 2023 nga shitjet e ‘stikerave

Ekipi shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles, i njohur tani si Guild Eagles ka fituar shuma marramendëse nga shitjet e ‘stikerave’, transmeton "Kosova Sot Online ".

BNE ishte eliminuar nga FaZe në BLAST Paris Major 2023, por ekipi ynë i CS:GO ka pasur fitime të mëdha nga majori i zhvilluar në muajin maj. Sipas HLTV dhe Dust2 Brasil, nga atëherë deri më tani si ekip kanë arkëtuar rreth 3.5 milionë dollarë nga shitja e ‘stickerave’.

Përveç këtyre mjeteve financiare, secili lojtarë individualisht ka fituar rreth 200 mijë euro tjera.

Vlen të theksohet se në fund të vitit 2023, Bad News Eagles kanë gjetur një organizatë, pasi janë në menaxhim nga Guild dhe tani luajnë nën emrin Guild Eagles. 

(Kosova Sot Online )