Florentino Perez aprovon kërkesën e tifozit për transferimin e Mbappes

  • S.A /
  • 11 January 2024 - 12:00
Florentino Perez aprovon kërkesën e tifozit për transferimin e Mbappes

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka lënë të kuptohet se pajtohet për transferimin e Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain, transmeton "Kosova Sot Online ".

Emri i Mbappes vazhdon të lidhet në çdo afat kalimtar rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi.

Tani kur sulmuesit francez i kanë mbetur vetëm edhe gjashtë muaj kontratë me PSG, lajmet për të ardhmen e tij veçse janë intensifikuar.Thashethemeve për transferimin e Mbappes në Santiago Bernabeu nuk i ka shpëtuar as presidenti i Los Blancos, Florentino Perez. 

E gjithë kjo erdhi pas një bisede të shkurt me një fans, videoja e të cilit është bërë virale në rrjetet sociale.

“Ti je presidenti më i mirë, ne duam Kylian Mbappe”, ishin fjalët e tifozit, ndërsa Perez iu përgjigj: “Po, jam dakord me ju!”.

(Kosova Sot Online )