Chelsea këmbëngul për talentin 19-vjeçar të Brighton, Evan Ferguson

  • S.A /
  • 12 January 2024 - 11:53
Chelsea këmbëngul për talentin 19-vjeçar të Brighton, Evan Ferguson

Chelsea është adhurues i madh i talentit të Brighton, Evan Ferguson, transmeton "Kosova Sot Online ".

Brighton do t’i rezistojë çdo lëvizjeje për sulmuesin 19-vjeçar, i cili sapo ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029 dhe mund të kushtojë më shumë se 100 milionë euro.

Brighton nuk është nën presion për të shitur dhe nuk duan të humbasin një xhevahir tjetër te Chelsea, të cilin ia dolën ta bindin që të paguajë 115 milionë funte për Moises Caicedo verën e kaluar.

Ngurrimi i Brighton për të humbur një tjetër yll nga Chelsea konsiderohet të jetë një pengesë e madhe për çdo marrëveshje të mundshme të ardhshme për Ferguson.

Reprezentuesi i Republikës së Irlandës tërhoqi interesim verën e kaluar nga Manchester United dhe Tottenham, të cilët u lidhën me një lëvizje për të zëvendësuar Harry Kane.

(Kosova Sot Online  )