Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Britanisë së Madhe

  • S.A /
  • 13 January 2024 - 08:16
Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Britanisë së Madhe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Britaninë e Madhe.

“Dardanët” u stërvitën në “Derby Arena”, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e sotme, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 14:15.

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) bëri te ditur se atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer dhe se për shkak të një shqetësimi fizik në stërvitje nuk u paraqit Arbios Mushkolaj, ndërsa lojtarët tjerë punuan me përkushtim të plotë.

FHK theksoi gjithashtu se “synimi është i qartë – tjetër fitore ndaj Britanisë së Madhe dhe avancimi në fazën tjetër të kualifikimeve për Euro 2026”.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve, e zhvilluar të mërkurën në Prishtinë, përfundoi me fitoren 30:22 të Kosovës. 

(Kosova Sot Online )