Perez la të shtangur gazetarët pas finales së Superkupës së Spanjës: Nuk është dita për të folur për Mbappen

  • S.A /
  • 15 January 2024 - 09:24
Perez la të shtangur gazetarët pas finales së Superkupës së Spanjës: Nuk është dita për të folur për Mbappen

Pavarësisht potencialit për një sulm të madh nga skuadra e Carlo Ancelottit, fokusi në janar mbetet te lidhjet e tyre me Kylian Mbappen, transmeton "Kosova Sot Online .

Francezi mbetet i pavendosur për hapin e tij të ardhshëm, me kontratën e tij me Paris Saint-Germain që skadon në qershor dhe kapiteni i Francës ruan një opsion zgjatjeje për një vit në Parc des Princes. Pavarësisht se më parë dukej e sigurt për t’u larguar nga Parisi, situata mbetet e komplikuar dhe Real Madrid nuk do të bëjë përpjekje shtesë për të përfunduar një marrëveshje.

Gjigantët spanjollë mund të kërkojnë një përgjigje nga Mbappe para përfundimit të sezonit dhe presidenti i klubit Florentino Perez këmbënguli se finalja nuk ishte vendi për të diskutuar për Mbappen. “Jam i lumtur sepse tifozët janë të kënaqur që kanë parë një lojë të mirë. Vinicius ishte fenomenal, prandaj është një nga më të mirët në botë”, Ka thënë presidenti i Los Blancos, raporton Marca.

“Nuk është dita për të folur për Mbappen, është dita për të uruar lojtarët që kemi, jo ato skuadra të tjera”, ka shtuar më tej ai. 

(Kosova Sot Online )