Roma e godet fuqishëm, shkarkon trajnerin Mourinho

  • S.A /
  • 16 January 2024 - 10:20
Roma e godet fuqishëm, shkarkon trajnerin  Mourinho

Jose Mourinho është shkarkuar nga Roma, transmeton "Kosova Sot Online".

Trajneri portugez ishte emëruar trajner i ekipit nga Serie A nga vera e vitit 2021 dhe e udhëhoqi këtë ekip në triumfin në Ligën e Konferencën në vitin 2022 dhe në finale të Ligës së Evropës në vitin pasues.

Sidoqoftë, forma e zbehtë e këtij sezoni bëri që kryesia e “Giallorossi” ta marrë vendimin ta shkarkojë 60 vjeçarin. Fatale për “Special One” ishte humbja 1:3 nga Milani në fundjavën që shkoi. 

(Kosova Sot Online )