Lexoni edhe:
Edhe Granit Xhaka në mesin e kapitenëve të Kombëtareve që e votuan Messin me pikë maksimale për futbollist të vitit
Roma i ndau sot rrugët me Jose Mourinhon, të cilin vendosi ta shkarkojë për shkak të rezultateve të dobëta të këtij sezoni, transmeton "Kosova Sot Online ".
Fatale për “Special One” ishte humbja nga Milani me rezultat 1:3 në fundjavën që shkoi.
Dhe, mediumi italian “Sky Sport” raporton se pas ndarjes me trajnerin portugez, klubi italian ka vendosur t’ia besojë pozitën e trajnerit, legjendës së klubit, Daniele De Rossi”.
Është ish-mesfushori italian i përzgjedhuri i familjes Friedkin dhe në orët në vazhdim do të mbyllet marrëveshja me të dhe do të dihen më shumë detaje rreth kontratës së tij.
Roma ishte finaliste e Ligës së Evropës në edicionin e kaluar, ndërsa në sezonin paraprak e kishte fituar Ligën e Konferencës në Tiranë, gjithnjë me Mourinhon.
Por, në këtë edicion “Giallorossi” mblodhën shumë pak pikë dhe kjo bëri që klubi ta shkarkojë trajnerin e njohur portugez.
(Kosova Sot Online )