Federata e Xhudos me kamp përgatitor me xhudistë në Pejë

  • S.A /
  • 17 January 2024 - 16:25
Federata e Xhudos me kamp përgatitor me xhudistë në Pejë

Federata e Xhudos së Kosovës po mban kohë pas kohe kampe të ndryshme për zhvillimin dhe masivizimin e këtij sporti. Një të tillë këto ditë po e organizon në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, ku po përgatiten të gjitha klubet e xhudos kosovare,transmeton "Kosova Sot Online "

Ky kamp ka nisur më 15 janar dhe do të zgjasë deri më datën 19, respektivisht deri të premten.

“Pjesëmarrësit në këtë kamp do të marrin pjesë në Kampionatin e Kosovës për seniorë me datë 20 janar, si dhe do të përgatiten dhe përzgjedhjen për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare për kadetë, juniorë dhe seniorë”, njofton Federata e Xhudos.

Ky është një vit mjaft i rëndësishëm për sportin më të suksesshëm në Kosovë pasi do të mbahet gara më prestigjioze e këtij sporti, respektivisht Olimpiada e Parisit, ku xhudistët kosovarë do të synojnë medalje olimpike.

(Kosova Sot Online )