Në Kupën e Kombeve të Afrikës u shënua një gol absurd, portieri dështoi në aventurën e tij

  • s. /
  • 18 January 2024 - 09:27
Në Kupën e Kombeve të Afrikës u shënua një gol absurd, portieri dështoi në aventurën e tij

Në Kupën e Kombeve të Afrikës jemi mësuar të shohim skena absurde dhe të çuditshme dhe një e tillë u pa mbrëmë (e mërkurë) në ndeshjen e kombëtares së Kongos dhe Zambisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Një nga golat më absurd të kohëve të fundit është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në Kupën e Kombeve të Afrikës. Zambia kaloi në epërsi të pabesueshme 1-0 në minutën e 23-të me anë të Kangwa, i cili shënoi pasi portieri i Kongos, Lionnel Mpasi-Nzau, bëri një arratisje të pashpjegueshme nga porta e tij dhe përfundoi në “lloqë”. Mpasi-Nzau ndaloi një sulm të Zambisë në vijën anësore në të djathtë, por Patson Daka i Leicesterit ishte i shkathët dhe shpejt ia kaloi topin shokut të skuadrës Kings Kangwa, i cili gjuajti nga mbi njëzet metra dhe shënoi.

Kongon mund ta kishte shpëtuar një mbrojtës, por ai humbi një top “të pastër” në zonë dhe topi fare lehtë përfundoi në rrjetë.

Në fund, Kongo gjithsesi arriti të arrijë golin e barazimit dhe të marrë një pikë, të cilën ia solli sulmuesi anglez i Brentfordit, Yoane Wissa.

(Kosova Sot Online )