Inzaghi tregon sekretin e rekordeve të vendosura te Interi dhe në Superkupën e Italisë

  • S.A /
  • 23 January 2024 - 08:36
Inzaghi tregon sekretin e rekordeve të vendosura te Interi dhe në Superkupën e Italisë

Simone Inzaghi është përpjekur të shpjegojë sekretin e suksesit të tij, duke u bërë njeriu i vetëm që ka fituar pesë edicione të Superkupës së Italisë dhe më shumë finale se çdo trajner tjetër i Interit, transmeton "Kosova sot Online ".

Kjo me të vërtetë e ka konsoliduar statusin e tij si “trajneri i Superkupës”, pasi ishte trofeu i tij i tretë radhazi për Nerazzurrët.Ishte e vështirë, pasi Lautaro Martinez e shënoi golin e fitores vetëm në shtesë, kundër Napolit, i cili nga minuta e 60-të ishte me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Giovanni Simeone.

“Ne e komplimentojmë Napolin për paraqitjen e shkëlqyer, ata u mbrojtën shumë mirë dhe luftuan si luanë. Natyrisht, humbja e një finale në minutën e 90-të është gjithmonë e dhimbshme”, ka thënë fillimisht Inzaghi për Mediaset. “Dua gjithashtu të përgëzoj lojtarët e mi. Ata luajtën një gjysmëfinale dhe më pas një finale 60 orë më vonë, e cila ishte e re për të gjithë. Ne paguam një çmim për këtë në lodhje, por djemtë qëndruan të përqendruar”.

“Sommer bëri një pritje, ndoshta mund të kishim shënuar më herët, por ishim përballë një kundërshtari të mirëorganizuar.”Duke përfshirë kohën e tij në Lazio, Inzaghi ka fituar pesë nga shtatë edicionet e fundit të Superkupës Italiane, më shumë se Marcello Lippi dhe Fabio Capello mga nga katër, duke vendosur një rekord të ri të të gjitha kohërave.

“Jam i kënaqur, por mbi të gjitha për djemtë e mi që punojnë aq shumë dhe klubi që në këto tre vite u sigurua që të mos na mungonte asgjë”.

“Kam një dedikim të veçantë për fansat tanë, të cilët bënë një rrugëtim të gjatë për të ardhur këtu. Ne donim të shijonim momentin me ta dhe në fund të gjithë lojtarët përfshirë ata në bankinë vrapuan për ta përjetuar atë me tifozët”.Inzaghi ka vendosur gjithashtu një rekord tjetër si trajner i Interit që ka fituar më së shumti finale në historinë e klubit me pesë, duke kaluar Helenio Herrera dhe Roberto Mancini, të cilët fituan nga katër.

“Nuk ka sekrete në të vërtetë, ju duhet një ekip i madh, të cilin e kam në Inter dhe më parë me Lazio. Isha optimist, por vetëm në një farë mase, sepse zakonisht keni një javë ose më shumë për t’u përgatitur për një finale dhe ne nuk e kishim atë këtu”.

“Dua të lavdëroj lojtarët që erdhën nga bankina, ata ishin efektivë në ndërtimin e golit. Kjo konfirmon se ne do të kemi nevojë që të gjithë të japin kontributin e tyre këtë sezon”, përfundoi trajneri italian. 

(Kosova Sot Online )