Opozita kosovare e ka humbur kredibilitetin moral, është në rrezik të madh të debaklit elektoral

Opozita kosovare e ka humbur kredibilitetin moral, është në rrezik të madh të debaklit elektoral
Opozita kosovare e ka humbur kredibilitetin moral, është në rrezik të madh të debaklit elektoral

Skender Kapiti

  • 22 January 2024 - 17:38

Shkruan:ANALISTI- Skënder Kapiti

Opozitës i ka humbur durimi se iu kanë prerë mundësitë dhe burimet për përfitime, abuzime dhe për favore pasurimi e korrupsioni që ua mundësonte pushteti dhe qeverisja si dhe imuniteti dhe pandëshkueshmëria ligjore. Nuk mund të shlyhen nga ndërgjegjja kombëtare ato manovra tradhtie në dëm të Kosovës , ato marrëveshje me pasoja të jashtëzakonshme të dëmshme te politikës qeverisëse të opozitës së sotme. Populli i Kosovës mund të falë gjithçka , por kurrë nuk ta fal pabesinë dhe pazaret që bëhen në dëm të shtetit e të territorit të Kosovës.

 

Opozitën nuk është se po e kërkon ndokush në Kosovë, ajo politikisht është në vendnumëro për të mos thënë se po shkon edhe më teposhtë. Kjo për faktin se pushteti i dikurshëm i kësaj opozite e ka konsumuar aq shumë atë sa që pse mos të thuhet se politikisht opozita është e falimentuar. Arsyeja kryesore pse është kështu , është fakti se qeveria Kurti vazhdon të përballet dhe do vazhdojë që të përballet edhe për shumë kohë me zullumet, me pasojat e me mëkatet politike, shoqërore,juridike, ekonomike, korruptive dhe demokratike të cilat Kurti i trashëgoi nga paraardhësit. Do të duhen vite që shoqëria kosovare t’i “harrojë” ato se çfarë dëmi të madh i ka shkaktuar politika e vjetër Kosovës, politike që keq qeverisi në kohën e saj. Nëse do të mbaheshin zgjedhje sot në Kosovë nuk dihet se çfarë alternative opozita do të paraqesë para publikut, kur ajo tashmë si opozitë vazhdon e po konsumohet edhe më shumë pasi po dalin në dritë përditë të gjitha skandalet dhe prapësitë e papërgjegjshmëritë korruptive dhe zullumet e mëdha. Opozitës i ka humbur durimi se iu kanë prerë mundësitë dhe burimet për përfitime, abuzime dhe për favore pasurimi e korrupsioni që ua mundësonte pushteti dhe qeverisja si dhe imuniteti dhe pandëshkueshmëria ligjore. Nuk mund të shlyhen nga ndërgjegjja kombëtare ato manovra tradhtie në dëm të Kosovës , ato marrëveshje me pasoja të jashtëzakonshme të dëmshme te politikës qeverisëse të opozitës së sotme. Populli i Kosovës mund të falë gjithçka , por kurrë nuk ta fal pabesinë dhe pazaret që bëhen në dëm të shtetit e të territorit të Kosovës. Nuk i harron populli i Kosovës ato, dhe mos të shpresojë opozita në Kosovë se atë mund ta ndihmojnë politika ndërkombëtare dhe as ajo e Qeverisë Rama në Shqipëri kundër dhe për ta rrëzuar qeverinë Kurtit pse Kurti është i pa korruptuar dhe pse ai mbron dinjitetin, sovranitetin e shtetit dhe territorin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".