Roma e shkëmben Belottin me sulmuesin e Fiorentinës

  • S.A /
  • 23 January 2024 - 09:01
Roma  e shkëmben Belottin me sulmuesin e Fiorentinës

Andrea Belotti pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar të janarit, megjithatë do të mbetet në Serie A.

Sulmuesi italian nuk ka arritur pritshmëritë në Olimpico, pasi ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij dhe ka mbetur zgjedhja e tretë në qendër të sulmit pas Romelu Lukakut dhe Sardar Azmoun, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në 22 ndeshje zyrtare mes kampionatit, Ligës së Evropës dhe Kupës së Italisë, Belotti ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Roma është në bisedime me Fiorentinën për ta dërguar Belottin në ‘Artemio Franchi’ për gjashtë muaj.

Dy skuadrat e mëdha italiane po projektojnë një shkëmbim interesant, pasi në anën e kundërt do të shkoj sulmuesi Jonathan Ikone.

Calciomercato ka raportuar se dy skuadrat janë në bisedime të avancuara dhe marrëveshja mund të arrihet brenda kësaj jave. 

(Kosova Sot Online )