Skitari kosovar Klos Vokshi i pafat në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

  • S.A /
  • 24 January 2024 - 10:36
Skitari  kosovar  Klos Vokshi  i pafat në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj

Skitari ynë Klos Vokshi ka garuar sot në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj “Gangwon 2024”. Vokshi garoi në disiplinën e sllallomit të madh, në të cilën ishte i pafat, pasi në lëshimin e dytë doli nga shtegu. Në lëshimin e parë zuri vendin e 54-të prej 79 garuesve.Krahas tij, garën nuk e përfunduan edhe 29 skitarë tjerë.

Në disiplinën e njëjtë, por tek vajzat, dje garoi Lirika Deva, e cila u rendit e 31-ta.Vokshi e Deva janë skitarët e vetëm që po e përfaqësojnë Kosovën në LOD për të rinj, që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut

(Kosova Sot Online )