Me argumente të reja para gjykatës për rihapje të procedurës të kalimit të kundërligjshëm të pronave të Deçanit

Me argumente të reja para gjykatës për rihapje të procedurës të kalimit të kundërligjshëm të pronave të Deçanit
Me argumente të reja para gjykatës për rihapje të procedurës të kalimit të kundërligjshëm të pronave të Deçanit

Muhamet Kelmendi

  • 24 January 2024 - 08:50

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Mbetet që çdo subjekt që ka prova mbi këtë pronë të bëjë padi pranë gjykatës kompetente për çështje civile dhe ta shfrytëzoj këtë mundësi juridike që të futet lënda në procedure shqyrtuese. Në të kundërtën, juridikisht lënda ka përfunduar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbetet vetëm ekzekutimi.

-Verdikti i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë është përfundimtar. Pasuria e patundshme që nga ana edhe e Gjykatës Kushtetuese iu ka dhënë Manastirit të Deçanit është parimisht antiligjore. Këtë duhet thënë qartë dhe nuk ka dilemë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbështetur në vendimin politik të UNMIK-te dhe të EULEX-it që 20 a 30 hektarë toke të komunës së Deçanit ti epen në pronësi Manastirit të Deçanit. Përkatësisht, edhe gjykatat, as ajo civile në Pejë e në Prishtine, sikurse edhe Gjykata Kushtetuese, nuk janë mbështetur në faktet burimore materiale dhe formale mbi fitimin e pronësisë, por vetëm me një urdhër politike, e kanë nxjerr vendimin mbi pronësinë e Komunës së Deçanit.

Nuk besoj se mos zbatimi i këtij vendimi është fakt pse nuk kemi ende vendim për pranimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Për më tepër, kjo ka të bëjë me gjendjen në raportet Kosove-Serbi. Këtu duhet lypsur faktin pse nuk është ende Kosova anëtare e Këshillit të Evropës. Pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese nuk kemi instancë tjetër të animimit. Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës për të dërguar lëndën në Gjykatën Evropiane në Strasburg. Pa qenë anëtarë nuk është palë e kësaj gjykate. Mbetet që çdo subjekt që ka prova mbi këtë pronë të bëjë padi pranë gjykatës kompetente për çështje civile dhe ta shfrytëzoj këtë mundësi juridike që të futet lënda në procedure shqyrtuese. Në të kundërtën, juridikisht lënda ka përfunduar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbetet vetëm ekzekutimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".