Ndeshje vendimtare, Barcelona do ta kërkojë sonte gjysmëfinalen e Copa del Rey

  • S.A /
  • 24 January 2024 - 10:48
Ndeshje vendimtare,  Barcelona do ta kërkojë sonte gjysmëfinalen e Copa del Rey

Barcelona do ta kërkojë sonte kualifikimin në gjysmëfinale të Copa del Rey. Gjiganti katalunas do të udhëtojë në qytetin bask, Bilbao për t’u përballur me Athleticun, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pas fitores ndaj Real Betisit, e cila e la në lojë për titull të kampionit në La Liga, Barça do të rikthehet në aksion sonte në një tjetër ndeshje të janarit të stërngjeshur.

Ekipi i Xavi Hernandezit do të ballafaqohet me Bilbaon e Ernesto Valverdes në “San Mames”.
Këto dy skuadra janë treguar gjithmonë të suksesshme në Kupën e Spanjës dhe këtë synojnë ta bëjnë edhe këtë radhë. Bilbao është mjaft e fuqishme në shtëpi dhe këtë “forcë” do të mundohet ta shfrytëzojë edhe sonte. Nga ana tjetër, katalunasit synojnë rezultat pozitiv për të përfunduar në mesin e katër më të mirëve të Copa del Rey. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:30. Kurse, Atletico Madridi nesër mbrëma do të ketë punë me Sevillën. 

(Kosova Sot Online )