Trepça dhe Peja me sulmet më të mira në ligën e basketbollit

  • S.A /
  • 24 January 2024 - 11:33
Trepça dhe Peja me sulmet më të mira në ligën e basketbollit

Xhiroja e 18-të e Prince Caffe Superligës përfundoi me takime të barabarta. Sulmin më të mirë në elitë e ka Trepça dhe Peja me 91.06 pikë për ndeshje. Ndërkohë, mitrovicasit kanë edhe mbrojtjen më të fortë në ligë me 73.83 pikë të pranuara për ndeshje, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sa u përket kërcimeve, lidere është Peja me 44.33, ndërsa me asistime Bashkimi ndodhet në vendin e parë me 21.44 për ndeshje, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Trepça është në vendin e parë sa i përket bllokadave, derisa pejanët sa i përket topave të vjedhur. Peja është më efikasja sa i përket gjuajtjeve të lira, Golden Eagle Ylli prin me gjuajtje për dy pikë, derisa Trepça për tri pikë. 

Image

(Kosova Sot Online )