Klopp zbulon detaje, flet për lëndimin serioz të Mohamed Salah

  • S.A /
  • 25 January 2024 - 10:22
Klopp zbulon detaje,  flet për lëndimin serioz të Mohamed Salah

Mohamed Salah u lëndua së fundmi në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe ky fakt i shqetësoi si Kombëtaren e Egjiptit, ashtu edhe Liverpoolin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri Jurgen Klopp ka folur për lëndimin e yllit të ekipit të tij, për të cilin thotë se do të ishte mirë që fazën e rehabilitimit ta kryejë në Angli.

E nëse eventualisht shërohet me kohë për finalen eventuale të Kupës së Kombeve të Afrikës, natyrisht nëse Egjipti e pret biletën për atje, trajneri gjerman premton se ish-futbollisti i Baselit, Chelseat, Fiorentinës e Romës do t’ju bashkohej “Faraonëve”.

“Egjipti dhe Liverpooli bashkërisht e duan të njëjtën gjë: Mo Salah të jetë gati sa më shpejt të jetë e mundshme”, theksoi fillimisht ish-trajneri i Borussia Dortmundit.

“Nëse ai qëndron në Afrikë ata nuk mund ta kryejnë trajtimin e duhur, vetëm do të vonojë gjithçka.”

“Ne e sjellim atë këtu jo për ta larguar nga Egjipti, por vetëm për t’ia ofruar tretmanin më të mirë mjekësor.”

“Gjithçka është dakorduar. Nëse Salah është gati fizikisht dhe nëse ata (Egjipti) shkojnë në finale, lojtari do të jetë atje”, përfundoi trajneri i Liverpoolit për “BeIN Sports”.

(Kosova Sot Online )