E vërteta e servilizmit dhe hipokrizisë për shumë politikanë dhe pushtetarë shqiptar e kosovar

E vërteta e servilizmit dhe hipokrizisë për shumë politikanë dhe pushtetarë shqiptar e kosovar
E vërteta e servilizmit dhe hipokrizisë për shumë politikanë dhe pushtetarë shqiptar e kosovar

Skender Kapiti

  • 25 January 2024 - 09:50

Shkruan: Skënder Sadri Kapiti

 Këtu shkurtimisht do të ndalem  e t’ua them drejtpërdrejtë disa shtetarëve, politikanëve, “mendimtarëve” dhe opinionistëve të Kosovës që janë injorantë, interesaxhinj dhe shumë servilë të cilët për pushtet dhe për një interes të vogël shiten  e servilosen gërrditshëm dhe arrijnë deri aty sa  nuk dallohen shumë  nga politikanët,shtetarët e mediat antishqiptare serbe. Disa prej tyre  arrijnë që të vijnë deri edhe nëpër studiot televizive në Shqipëri që të thonë brrockulla e kopordha sa që të vjen për të vjell  kur i dëgjon. Mediat në Shqipëri janë mjeshtre  dhe shumë të sofistikuara për të gjetur dhe rekrutuar nga Kosova kësi soj opinionistësh  e politikanësh injorantë të cilët e hanë edhe paranë për të thënë e sajuar të pavërteta të dëmshme për Kosovën, gjë që u shkon shumë për shtat edhe mediave të Tiranës për të helmuar e përcarë opinionin . Unë jam me origjinë nga Kosova dhe ndjehem shumë keq kur shokët e mi intelektualë e gazetarë kur I dëgjojnë fatrë opinionistësh e politikanësh Ë më thonë  “ore Skënder po pse edhe Kosova paska të tillë njerëz, intelektualë, politikanë  dhe gazetarë antikombëtarë”? Vërehet edhe kjo në Kosovë ashtu si në Shqipëri për politikanët por edhe për intelektualët dhe pothuajse kudo vërehet  ajo se:fjala Unë  është edhe kryefjalë, edhe kallxues dhe cdo pjesë e fjalisë. Dhe cfarë vërej tjetër, vërej atë se në cdo kohe dhe asnjë regjim në Shqipëri kurrë nuk ka lejuar që të bëjnë karrierë politike individët nacionalistë dhe sidomos proKosovë.

Po kështu kam vërejtur që edhe ndonjëri me origjinë nga Kosova që arrin të bëhet dikushi në Shqipëri, kosovarëve nga xhelozia e sëmurë   nuk u vjen mirë për këtë dhe thonë: qysh more u ba ky  kaq i madh ne Shqipni. Kam vërejtur që as politika dhe as mediat në Kosovë nuk janë fare të interesuara për të respektuar intelektualët dhe kotributorët e vërtetë nga Shqipëria  për atë se cfarë kanë bërë ata për Kosovën. Politika kosovare me përjashtim të Ibrahim Rugovës dhe sot Albin Kurtit,   në përgjithësi   ajo është treguar sevile ndaj Tiranës, me qëllim që ta përdorin servilizmin e tyre për dukje e fotografi politike  për të fituar pikë politike në Kosovë se: shikoni se sa na respekton shteti amë. 

Servilizmi hipokrit   i politikës, medias dhe  pushtetit në Kosovë  vërehet edhe te fakti se  mjafton që në Shqipëri të jesh i forte me para e me pushtet, ministër, kryeministër, deputet i partise  që rastis të jetë ne pushtet, ndonjë drejtor i rëndësishëm apo dikush pranë pushtetit  etj., të cilët nuk kanë asnjë kontribut  për cështjen kombëtare dhe për Kosovën dhe institucionet e Kosovës si presidenti, kryeministri, kryekomunarët, dhe institucionet shkencore u japin atyre mirënjohje, dekorata dhe deri edhe status veterani e “heroi”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".