Lirika Deva, e 27-ta në Lojërat Olimpike për të rinj

  • S.A /
  • 25 January 2024 - 12:03
Lirika Deva, e 27-ta në Lojërat Olimpike për të rinj

Lirika Deva ka pasur një tjetër paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore për të “Rinj Gangwon 2024”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Skitarja jonë zuri vendin e 27-të nga 79 garuese në disiplinën e sllallomit. Ajo la pas vetes 51 garuese, ku 34 dolën nga shtegu. Lirika mori edhe 118.95 pikë të FIS-it.

Është ky rezultati më i mirë ndonjëherë për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj.

Lirika pati kohën 1 minutë e 50.54 sekonda nga të dyja lëshimet. Në lëshimin e dytë ishte më e shpejtë për rreth dy sekonda. Deva garoi edhe të martën në sllallom të madh, ku u rendit e 31-ta. Në konkurrencën e meshkujve, është dashur të paraqitet edhe Klos Vokshi, por shkaku i lëndimit të pësuar në garën e djeshme në sllallom të madh, e kishte të pamundur garimin në sllallomin e sotëm. Me garën e sotme mbyllet edhe përfaqësimi i sportistëve tanë në LOD që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut. 

(Kosova Sot Online )