Ukrainasit e zgjedhin legjendën Shevchenko në krye të Federatës së Futbollit

  • S.A /
  • 25 January 2024 - 15:40
Ukrainasit e zgjedhin legjendën Shevchenko në krye të Federatës së Futbollit

Andriy Shevchenko është zgjedhur president i ri i Federatës Ukrainase të Futbollit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ish-futbollisti i Dinamo Kievit, Milanit dhe Chelseat i fitoi 93 nga 94 votat e mundshme në kongres, njoftojnë mediat ukrainase.

Pra, Sheva u votua me vendim unanim të delegatëve, ndërsa ai nuk e shfrytëzoi mundësinë e votës së 94-t për veten e tij. Legjenda ukrainase është golashënuesi më i mirë i Kombëtares së vendit të tij me 48 gola nga 111 ndeshje, ndërsa kishte luajtur për Ukrainën nga viti 1995 deri më 2012. Ai e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Milanin në vitin 2003 dhe Topin e Artë në vitin pasues. 

(Kosova Sot Online )