Oklahoma triumfon ndaj San Antonios, prin në krye të Konferencës së Perëndimit

  • S.A /
  • 25 January 2024 - 15:50
Oklahoma triumfon ndaj San Antonios, prin në krye të Konferencës së Perëndimit

Falë fitores përballë Cleveland Cavaliers, skuadra e Milwaukee Bucks është ngjitur në pozitën e dytë në Konferencën e Lindjes, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bucks triumfuan ndaj Cavaliers me rezultatin 126:116. Tre nga katër çerekët e lojës ishin të kontrolluar nga Milwaukee, ndërsa vetëm i fundit i takoi Cleveland.

Më i dalluari në këtë fitore për Milwaukee Bucks ishte Giannis Antetokounmpo, i cili realizoi “triple double” prej 35 pikëve, 18 kërcimeve e 10 asistimeve. Me lojë të mirë u dallua edhe Damian Lillard me 28 pikë.

E në krye të tabelës në Perëndimit është ngjitur ekipi i Oklahoma City Thunder, pas fitores 140-114 në udhëtim te San Antonio Spurs. Që nga fillimi e deri në fund, Thunders ishin më të mirë se Spurs, diferenca u bë në çerekun e tretë ku e mbyllën me 13 pikë epërsi. Shai Gilgeous-Alexander u veçua me 32 pikë e 10 asistime. Tek fitorja është rikthyer Golden State Warriors, që mundi 134-112 Atlanta Hawks. Jonathan Kuminga e Stephen Curry me nga 25 pikë e Thompson me 24 ishin më të dalluarit tek fituesit. Ka zhgënjyer Miami Heat, që pësoi 105-96 nga Memphis Grizzlies dhe zbret në vendin e gjashtë. Fitore të rëndësishme morri Phoenix Suns që falë 46 pikëve të Devin Booker, mundi 132-109 Dallas Mavericks.

(Kosova Sot Online )