Italiani Jannik Sinner e eleminon serbin Novak Djokiviç, kualifikohet në finale të Australian Open

  • S.A /
  • 26 January 2024 - 09:51
Italiani  Jannik Sinner e  eleminon  serbin Novak Djokiviç, kualifikohet në finale të Australian Open

Tenisti italian Jannik Sinner është finalisti i parë i Grand Slamit “Australian Open”.

Sinner  arriti ta eliminonte në gjysmëfinale serbin Novak Djokovic 1:3 në sete, transmeton "Kosova Sot Online". 

Dy setet e parë ishin shumë të lehtë për Sinner, duke fituar 1:6 dhe 2:6.

Seti i tretë i takoi serbit Djokovic 7:6, kurse punën e përfundoi në setin e katërt Jannik Sinner, duke fituar 3:6.

Në finale, Sinner do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Daniil Medvedev dhe Alexander Zverev.

(Kosova Sot Online )