Xavi zbulon momentin e marrjes së vendimit për t’u larguar nga Barcelona

  • S.A /
  • 30 January 2024 - 15:48
Xavi zbulon momentin e marrjes së vendimit për t’u larguar  nga Barcelona

Xavi Hernandez e hodhi një “bombë” së fundmi duke njoftuar se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri spanjoll e mori këtë vendim pas formës së zbehtë nëpër të cilën po kalon gjiganti katalunas, por gjithashtu u shpreh vazhdimisht i pakënaqur me referimin.

Ai ka insistuar se vendimi i tij është i pandryshueshëm dhe në fund edhe krerët e klubit e pranuan mbylljen e marrëveshjes në fund të këtij edicioni.

E sot, legjenda katalunase zbuloi se për këtë punë kishte menduar kohë më parë, e jo tash për tash. “Vendimin për dorëheqjen time e kam marrë qe një kohë të gjatë, puna e jonë nuk është vlerësuar mjaftueshëm.” “Sinqerisht, kam vendosur për t’u larguar qysh në fillim të sezonit.” Në vend të tij, presidenti Joan Laporta e ëndërron njërin prej trajnerëve të mëdhenj, Jurgen Klopp apo Pep Guardiola. 

(Kosova Sot Online )