Tshimanga shpallet “MVP i Javës” në basketboll

  • S.A /
  • 30 January 2024 - 16:03
Tshimanga shpallet “MVP i Javës” në basketboll

Vikendin që e lamë pas, ka përfunduar xhiroja e 19-të e Superligës në basketboll. Sigal Prishtina e fitoi derbin ndaj Bashkimit në sekondat e fundit me rezultatin 84:83. Fitore me rezultat po aq të ngushtë e arriti Trepça në udhëtim te Prizreni, 68:71. Golden Eagle Ylli u rikthyer tek fitorja në udhëtim te Vëllaznimi, 56:63, derisa Peja fitoi ndaj Istogut, 80:53.

MVP i xhiros së 19-të është shpallur qendra e Trepçës Jordy Tshimanga, transmeton "Kosova Sot Online ".

Tshimanga e ka fituar çmimin “MVP i Javës”, i cili po ndahet këtë edicion për lojtarin më të mirë pas përfundimit të çdo xhiroje. Tshimanga ishte më i merituari për fitoren e 12-të rresht të Trepçës, kontribuoi me “double-double” prej 18 pikëve e 15 kërcimeve dhe kishte indeksin më të lartë. Po ashtu, Tshimanga është përfshirë edhe në pesëshen më të mirë, e cila përbëhet prej lojtarëve të huaj. Në pesëshe kanë zënë vend edhe Derrick Wilson i Sigal Prishtinës, Will Daniels i Bashkimit, Larry Thomas i Pejës dhe Jalen Nesbitt i Golden Eagle Yllit.

(Kosova Sot Online )