Arrihet akordi mes klubeve në Seria A, Shqiptari Marash Kumbulla i bashkohet shokut të Kombëtares kuqezi

  • S.A /
  • 31 January 2024 - 16:08
Arrihet akordi mes klubeve në Seria A, Shqiptari  Marash Kumbulla i bashkohet shokut të Kombëtares kuqezi

 

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla do të jetë lojtar i Sassuolos, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. “Tuttomercato” raporton se mbrëmë është arritur akordi mes palëve.

Kumbulla do të huazohet nga Roma deri në fund të sezonit tek skuadra ku luan futbollisti tjetër i Kombëtares, Nedim Bajrami.

Me dëshirën për të kontribuar në një skuadër, Kumbulla është gati të shfrytëzojë shansin e ofruar nga Sassuolo dhe të bëjë një ndikim domethënës në pjesën e mbetur të sezonit.

Një aktivizim te Sassuolo dhe rigjetja e formës do të rriste shanset e një ftese për Kumbullën nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho për finalet e Euro 2024.

(Kosova Sot Online )