10 arsyet pse dinari serbnuk duhet të vlejë në Kosovë në formë ilegale?

10 arsyet pse dinari serbnuk duhet  të vlejë në Kosovë në formë ilegale?
10 arsyet pse dinari serbnuk duhet  të vlejë në Kosovë në formë ilegale?

Gurakuç Kuçi

  • 31 January 2024 - 10:04

Shkruan: Dr. Gurakuç Kuçi,

1. Bota është në një gjendje jostabiliteti dhe çdo ditë e më shumë po rriten përplasjet, zona e ndikimit nga Rusia çdo ditë e më shumë është duke përdorur mjete jokonvencionale për të krijuar destabilitet. Lufta hibride nëpërmjet sistemit monetar tashmë është evidente dhe financimi i Rusisë i terrorizmit nëpërmjet një monedhe që nuk e kontrollon as perëndimi e as Kosova ka ndodhur nëpërmjet dinarit kesh, ku është e infiltruar edhe Kina nëpërmjet BRI-së.

2. Vendimi është në kuadër të ligjeve të Republikës dhe është çështje e brendshme. Kurrë nuk ka qenë pjesë e dialogut dhe nuk mund të bëhet tani si pjesë e tillë dhe ata që mundohen ta bëjnë janë duke i bërë shumë favore Serbisë në destabilizimin e Ballkanit nëpërmjet përdorimit të luftës hibride.

3. Kosova këtë vendim e ka në kuadër të parandalimit të krimit si tërësi, pasi së fundi ka ndaluar edhe përdorimin e monedhës 500 euro që hyn në fuqi nga 1 shkurti dhe po ashtu ka marrë masa ndaj shpërndarjes në masë të monedhave fallco të cilat potencialisht mund të jenë të futur në treg nga Serbia nëpërmjet luftës hibride.

4. Vendimi që në Kosovë te jetë vetëm një valutë e vetme në përdorim është në kuadër të kontrollit më të mirë të parasë dhe ndalimit të financimit të terrorizmit sikur të terroristëve në rastin e Banjskës. Duke i kufizuar pagesat në monedha tjera si në këtë rast në dinar atëherë Serbia e ka më të vështirë financimin, normalisht jo të pamundur por jo siç e ka bërë deri më tani. Deri më tani ka pasur shumë kanale të hapura për financime dhe tani kjo ndihmon në kufizimin e aktiviteteve të tilla.

5. Përdorimi i një valute të vetme mund të sjell stabilitet ekonomik, ku menaxhimi dhe kontrolli i parasë bëhet me lehtë.

6. Menaxhimi i inflacionit, deflacionit dhe rritjes ekonomike është më efektiv.

7. Menaxhimi me një valutë të vetme mundëson transparencë dhe mbiqyrje financiare më të mirë duke ndihmuar në ndalimin e një pjese të korrupsionit dhe veprimeve kriminale.

8. Përdorimi i një valute të vetme ndihmon në zvogëlimin e evazionit fiskal, pasi një valutë e përbashkët e lehtëson mbikëqyrjen dhe raportimin e transaksioneve.

9. Kjo mund të rrisë besimin e investitorëve në stabilitetin e ekonomisë nga parandalimi i ndërhyrjeve të valutave të huaja.

10. Ky vendim mundëson që dinari të humb edhe më shumë besimin e rrejshëm që e ka të ndërtuar mbi përdorimin e tij si monedhë.

Autori është  hulumtues ne Institutin per studime te luftes hibride OCTOPUS

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".