FIFA zbulon stadiumin ku do të luhet finalja e Kupës së Botës, ai zë 80 mijë tifozë

  • S.A /
  • 05 February 2024 - 10:01
FIFA zbulon stadiumin ku do të luhet finalja e Kupës së Botës, ai zë 80 mijë tifozë

Kanë mbetur edhe dy vite deri në fillim të Kampionatit Botëror të vitit 2026 që do mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Por qysh tani kanë filluar përgatitjet për ngjarjen më të madhe botërore të futbollit dhe në FIFA e dinë se dy vite kalojnë shpejtë për të ardhur deri në fillim të Botërorit. Shtëpia më e madhe e futbollit botërorë, FIFA njoftoi  se është përcaktuar tashmë se cili do të jetë stadium i finales së kupës së botës se vitit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Ndeshja që do të përcaktojë fituesen e ardhshme të Kupës së Botës do të luhet më 19 korrik 2026, në stadiumin “MetLife”, i vendosur në New Jersey, shtëpia e ekipeve amerikane të Rugbyt, New York Giants dhe New York Jets.

 

Ceremonia e hapjes dhe ndeshja inauguruese do të mbahen në stadiumin historik “Azteca”, në Mexico City, më 11 qershor. Kryeqyteti meksikan bëhet kështu vendi i parë në histori që hap garën për herë të tretë pas edicioneve 1970 dhe 1986. Sa i përket stadiumit ‘MetLife’, ai edhe më parë ka pritur ndeshje futbolli, pasi deri në vitin 2009 në të ka luajtur skuadra amerikane New York Red Bull. 

(Kosova Sot Online )