Ja  pse e meriton mbështetjen Kryeministri Albin Kurti

Ja  pse e meriton mbështetjen Kryeministri Albin Kurti
Ja  pse e meriton mbështetjen Kryeministri Albin Kurti

Skender Kapiti

  • 05 February 2024 - 09:25

 

Nga Skënder Sadri KAPITI

 

-Unë  i ndjek të gjitha zhvillimet në Shqipëri  dhe në Kosovë sepse më intereson gjithcka që është  në interes të Kombit.Vij nga një familje me formësim dhe edukatë patriotike dhe  me kotribute kombëtare. Dhe duke qenë i tillë unë mbështes, respektoj dhe u jam mirënjohës të gjithë atyre shqiptarëve, u jam mirënjohës dhe ndjehem krenarë dhe e kam ndjerë si detyrë dhe kam shkruar  mirë për të gjithë ata meritorë  që kontribuojnë sot me përgjegjshëri për të mirën kombëtare, qofshin ata qytetarë, intelektualë, artistë, sportistë, politikanë, shtetarë, historianë, gazetarë si dhe për gazeta dhe  emisione  që sipas  këndvështrimit tim trajtojnë tema me rëndisi publike e kombëtare në favor të interesit jetik gjithkombëtar.

Njeri të pagabueshëm dhe të pakritkueshëm nuk ka, dhe sidomos kur bëhet fjalë për shtetarë,qeveritarë,kryeministra e presidentë. Kjo sepse ata janë përgjegjës dhe duhet të sillen si shërbëtore të Shtetit, Ligjit dhe të Kombit, detyrë kjo që është shumë e vështirë, sepse është e vështirë   për të shmaguar interesin  personal, familjar, subjektivizmin dhe partizanizmin politik si dhe interesat grupale e korruptive të servileve edhe atyre që e rrethojnë, këshillojnë dhe që e keqinformojnë shtetarin  apo kryetarin e shtetit. Nisur nga këto arësye e argumente , unë shkruaj mire edhe  për Kurtin , sepse deri më sot kur po flasim te Kurti si kryeministër  vërehen te ai ato cilësi e virtyte që rrallë shtetar  tjetër para tij  i ka pasur si: ndershmërinë, sinqeritetin, moralin, guximin, patriotizmin dhe antikorrupsionin. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".