Haalandit nuk i pëlqen të jetojë në Mançester, Pep Guardiola flet për të ardhmen e norvegjezit

  • S.A /
  • 05 February 2024 - 10:22
Haalandit nuk i pëlqen të jetojë në Mançester, Pep Guardiola flet për të ardhmen e norvegjezit

Pep Guardiola thotë se Manchester City e do Erling Haaland aq shumë sa që ata duan që ai të qëndrojë për një dekadë në klub, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rikthimi i sulmuesit norvegjez pas dy muajsh jashtë me një lëndim në këmbë ka sjellë raportime të reja që e lidhin atë me Real Madridin. Interesimi nga gjiganti spanjoll nuk është temë e re, por Pep Guardiola thotë se Man City shpreson të mbajë Haalandin për një kohë të gjatë. Bisedimet për një marrëveshje të re me fituesit e trefishtë ende nuk kanë rezultuar në ndonjë gjë zyrtare. 

Dhe në Spanjë thuhet se Haalandit nuk i pëlqen të jetojë në Mançester.

Por, Guardiola deklaroi: “Çfarë mendoni, ne nuk duam që Erling të qëndrojë këtu për një dekadë? Sinqerisht. Po, ne duam që ai të qëndrojë për një kohë të gjatë në këtë klub. Ne jemi të dashuruar me të”. 

“Së pari, është një nder që klubet e rëndësishme duan lojtarët tanë, por në fund vendosin lojtarët”.

“Por, sigurisht, ne duam të mbajmë lojtarët tanë më të mirë. Ne kemi nevojë për lojtarë të mirë”, ka shtuar më tej trajneri spanjoll. Haaland shënoi një rekord prej 52 golash në të gjitha garat sezonin e kaluar – sezonin e tij debutues për Cityn. 

(Kosova Sot Online )