Carlo Ancelotti jep detaje rreth lëndimeve të tre yjeve Vinicius Jr, Rudiger e Camavinga

  • S.A /
  • 05 February 2024 - 10:39
Carlo Ancelotti jep detaje rreth lëndimeve të tre yjeve Vinicius Jr, Rudiger e Camavinga

Real Madrid nuk ka arritur më shumë se një barazim në derbin e Madridit përballë rivalit Atletico duke barazuar 1-1.

Tani kryeqytetasit spanjoll në fundjavë do të kenë një tjetër derbi, ku presin rivalin kryesorë për titullin e kampionit, Gironën, transmeton "Kosova Sot Online ".

 Ndaj Atleticos për Realin nuk u paraqitën dy yjet si Antonio Rudiger dhe Vinicius Junior, derisa u lëndua edhe Eduardo Camavinga. Carlo Ancelotti ka folur për tre yjet e lënduar, duke dhënë përditësim rreth lëndimeve të tyre. “Dëmtim Vinicius ? Ai u përpoq të luante, por kishte një kontrakturë cervikale. Në nxehje ai nuk ishte rehat”, tha Carlo Ancelotti .

“Camavinga? Nuk e di. Nuk më kanë thënë asgjë. Ai kishte një mavijosje në gju, asgjë të veçantë mendoj”.

“Rudiger ? Ai kishte siklet në mëngjes dhe shpresojmë se ai mund të shërohet deri këtë të shtunë”, deklaroi trajneri italian. Përveç këtyre tre emrave te Reali të lënduar janë edhe portieri Thibaut Courtois, Eder Militao dhe David Alaba.

(Kosova Sot Online )