Ngritja e madhe e Calhanoglut, turku tash vlen 60 milionë euro

  • S.A /
  • 06 February 2024 - 15:21
Ngritja e madhe e Calhanoglut, turku tash vlen 60 milionë euro

Mesfushor gjithnjë e më i kompletuar, futbollisti turk është gjithnjë e më shumë në qendër të lojës së trajnerit Simone Inzaghi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në derbin e suksesshëm të Italisë kundër Juventusit, futbollisti turk e mbuloi një zonë prej afro 61,5 metrash, duke demonstruar se tashmë është një lojtar i krejt fushës, gjithnjë e më i rëndësishëm në lojën e “Nerazzurri”.

I rëndësishëm në manovrat ofanzive të skuadrës, vendimtar në zonën gol. Numri 20 Zikaltër në fakt e kaloi numrin dyshifror në fazën e realizimeve. I ka realizuar tashmë 11 gola në këtë sezon në 27 ndeshje të zhvilluara mes kampionatit, Ligës së Kampionëve dhe Superkupës italiane. Një qartësi, një lojtar që është futur në zemrat e tifozëve. Shefi ekzekutiv i klubit, Beppe Marotta e ka bërë një goditje të madhe pasi arriti t’ia merrte Milanit lojtarin “gratis” në verën e vitit 2021. Tash, vlera e përfaqësuesit turk është rritur dukshëm. Siç raporton mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”, në një analizë që i është bërë pikërisht lojtarit, mesfushori ofanziv tash vlen 60 milionë euro. 

(Kosova  Sot Online )