Shpërbërja e strukturave paralele kriminale serbe edhe një sukses i Qeverisë

Shpërbërja e strukturave paralele kriminale serbe edhe një sukses i Qeverisë
Shpërbërja e strukturave paralele kriminale serbe edhe një sukses i Qeverisë

Skender Mulliqi

  • 06 February 2024 - 08:06

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Është absurditet i kohës ekzistimi i këtyre zyrave pas shpalljes të pavarësisë në vitin 2008. Këto zyra serbe kanë qenë zyra kriminale ku kanë vepruar edhe shërbimet sekrete serbe, dhe nga cilat zyra janë lëshuar dokumente të paligjshme serbe. Dhe, nuk ka asnjë shqetësim këtu siç u shpreh zëdhënësi i BE-së, Petar Stano. Shërbimet për minoritetin serb janë ligjore si për të gjithë në organet tona të shtetit, e jo të shtetit të Serbisë.

-Shpërbërja e strukturave paralele kriminale serbe, është dashur moti të bëhet, por së bënë këtë punë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të shtetit të Kosovës, ish pushtetet, të cilat ishin të “ zënë”, më punë përfitimesh dhe pasurimesh personale. Këto struktura në veri dhe në nëpër enklava serbe, bën rendin dhe ligjin sipas kutit të tyre. Në veri të Kosovës nën, sponsorizimin e Vuçiqit dhe të Listës Serbe,u shkaktuan pareshtur incidente në këtë pjesë të vendit, duke shkaktuar shpërthime me bomba ,rrahje dhe vrasje të shqiptarëve , madje edhe të ndërkombëtarëve. Këto struktura të paligjshme është folur moti të shpërbëhen, edhe nga ndërkombëtarët, por, që kjo punë u la në harresë deri sa pushtetin e mori klasa e re politike në krye më kryeministrin, Albin Kurtin. Këto struktura më veprimet subverzive dhe terroriste në krye më Vuçiqin , Veselinoviqin, Radojçiqin e bandat e Putinit, shkaktuan kohën e fundit incidente të rënda në veri gjatë protestave të dhunshme dhe, më aktin terrorist në Banjskë të Leposaviqit.

Shtrirja e sovranitetit të organeve tona , po bëhet sipas ligjeve dhe kushtetutës të Kosovës. Në këtë kontest u bënë edhe dy veprimet e fundit , heqja e dinarit të Serbisë nga qarkullimi si mjetë pagese, dhe mbyllja pas 24 vitesh të zyrave serbe në Kosovë, më të cilët udhëhoqi Serbia .Është absurditet i kohës ekzistimi i këtyre zyrave pas shpalljes të pavarësisë në vitin 2008. Këto zyra serbe kanë qenë zyra kriminale ku kanë vepruar edhe shërbimet sekrete serbe, dhe nga cilat zyra janë lëshuar dokumente të paligjshme serbe. Dhe, nuk ka asnjë shqetësim këtu siç u shpreh zëdhënësi i BE-së, Petar Stano. Shërbimet për minoritetin serb janë ligjore si për të gjithë në organet tona të shtetit, e jo të shtetit të Serbisë. Alternativë e vetme janë organet kompetente të Kosovës, e jo alternativa e Serbisë në Kosovën e pavarur dhe sovrane siç u shpreh Stano. BE-ja dhe ambasadori amerikan në Kosovë, i cili ju bashkëngjitë reagimit ndaj ndërhyrjes të organeve tona në dy zyra në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, nuk përbënë asnjë lloj akti i cili duhet për të shqetësuar siç po pretendohet .Mendoj, se shumica e minoritetit serb janë lodhur më presionet e Beogradit zyrtar, i cili nuk e ka sigurisht qëllimin për mirëqenies së serbeve, por kjo po bëhet krejt për motive politike destabilizuese e pushtuese ndaj Kosovës, nga radikalët në pushtetin e Serbisë.

Duhet përshëndetur largimi i këtyre zyrave edhe nga faktori ndërkombëtar të cilat funksionuan sipas sistemit të Serbisë. Këtyre vendeve administrative ju ndalua funksionimi në Gorazhdec të Pejës,Osojan dhe Vidan si vendbanime më shumicë serbe. Dhe, kritika së këto struktura ishte dashur të janë pjesë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është jashtë çdo logjike, nëse jemi shtet sovran dhe i pavarur, e jemi. Ishte gabim i madh që maratona e bisedimeve nga dialogu teknik kaloj në bisedime politike , duke e kontestuar kështu statusin politikë të Kosovës. Kosova nuk është duke i rritur tensionet siç po dalin nga këto pretendime. Këto po i rrisin Rusia dhe Serbia më politikat fashiste për luftë të re në Ballkan .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".