Konfirmohet data e re për zhvillimin e meçit të madh Fury – Usyk

  • S.A /
  • 06 February 2024 - 15:38
Konfirmohet data e re për zhvillimin e meçit të madh  Fury – Usyk

Meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Uysk, i cilësuar si “meçi i shekullit”, tashmë ka një datë të re, transmeton "Kosova Sot Online".

Ky meç, që i takon kategorisë së peshave të rënda, fillimisht ishte i caktuar për t’u zhvilluar më 17 shkurt. 

Mirëpo, ditë më parë konfirmua për shtyrjen e meçit shkaku i një lëndimit që pësoi Fury.

Tani është njoftuar se përballja mes britanikut dhe ukrainasit do të zhvillohet më 18 maj, raporton “Sky Sport”.

Vendi nuk ka ndryshuar, “meçi i shekullit” do të zhvillohet në Riyadh të Arabisë Saudite.

(Kosova Sot Online )