Ndeshja Hamburg-Hannover u ndërpre për 30 minuta shkaku i incidenteve, kaos në fushë dhe kudo

  • S.A /
  • 10 February 2024 - 10:17
Ndeshja Hamburg-Hannover u ndërpre për 30 minuta shkaku i incidenteve, kaos në fushë dhe kudo

Hannover ka mposhtur Hamburgun me rezultat 4-3 në udhëtim në xhiron e 21-të Bundesliga 2. Përpos shtatë golave, ndeshja u karakterizua nga incidentet, transmeton "Kosova Sot Online ".

Tifozët vendas pushtuan fushën dhe vendosën gjashtë dry në portë në shenjë proteste kundër planeve të investitorëve për të hyrë në futbollin gjerman, kështu që sigurimi në Volksparkstadion iu desh t’i priste ato para pjesës së dytë. 

Në pjesën e dytë, gjyqtari kryesor Soren Storks u desh të ndalonte ndeshjen sepse në tribunë u shfaq një banderolë kërcënuese me kokën e shefit ekzekutiv të Hannoverit, Martin Kind, i cili u veçua nga tifozët mysafirë.

Futbollistët e Hanoverit, trajneri Stefan Leitel dhe drejtori sportiv Marcus Mann shkuan në tribunën e mysafirëve dhe biseduan me tifozët. 

Tifozët e Hannoverit nuk duan investitorë në futbollin gjerman

Ata u përpoqën t’i bindnin të hiqnin pankartën, por nuk e bënë këtë. Gjyqtari më pas i dërgoi të dyja skuadrat në dhomën e zhveshjes në minutën e 59-të, pas së cilës u hoq banderola dhe ndeshja rifilloi pas një pushimi të gjatë 30-minutësh.

Përveç kësaj, ultrasit e Hanoverit kishin mesazhe në pankarta kundër drejtuesve të ligës gjermane sepse nuk duan që kapitali investues të hyjë në futboll, por pronarët e klubeve të mbeten tifozë.

Bild: Ky është një kërcënim i qartë me vdekje dhe duhet trajtuar si i tillë ligjërisht

Gazetari i Bild, Walter Straten, ka shkruar një koment me titull “Kërcënim i qartë për vrasje” pas protestave të tifozëve në ndeshjen HSV – Hannover.

Straten e përshkroi banderolën si të neveritshme dhe shtoi se nuk ishte “një protestë kundër investitorëve të këqij”.

“Kjo nuk ka më asnjë lidhje me lirinë e shprehjes. Kjo shkon përtej veprimeve si hedhja e topave të tenisit ose vendosja e drynave në shtyllat e portës. Ky është një kërcënim i qartë me vdekje dhe duhet të trajtohet si i tillë ligjërisht”, ka shkruar Straten.

(Kosova Sot Online )