Leverkuseni i Xhakës testin më të vështirë në këtë sezon, e pret me Bayernin

  • S.A /
  • 10 February 2024 - 10:29
Leverkuseni i Xhakës  testin më të vështirë në këtë sezon, e pret me  Bayernin

Në Gjermani sot do të sfidohen mes vete dy ekipet që i prijnë renditjes tabelare. Bayer Leverkusen do ta ketë testin më të vështirë të sezonit sot, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso do të ndeshet në shtëpi me kampionin në fuqi të Bundesligës, Bayern Munich.

Aktualisht, Bayer Leverkusen prin me 52 pikë, dy më shumë se bavarezët.

Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 18:30.

(Kosova Sot Online )