Real Madridi dhe Girona përballje vendimtare për vendin e parë në tabelë

  • S.A /
  • 10 February 2024 - 11:21
Real Madridi dhe Girona përballje vendimtare  për vendin e parë në tabelë

Sonte zhvillohet ndeshja derbi e dy ekipeve të para në La Liga, Real Madrid dhe Girona.

Girona ka befasuar të gjithë këtë sezon me performancat fantastike deri më tani, transmeton "Kosova Sot Online ".

Momentalisht renditjes tabelare në La Liga i prin Real Madridi me 58 pikë, dy më shumë se Girona.

Barcelona është në pozitën e tretë me 50 pikë gjithsej.

Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 18:30 në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot Online )