Tifozët serbë me flamuj rusë në stadium, ky ishte reagimi i Mujanoviqit

  • S.A /
  • 12 February 2024 - 09:16
Tifozët serbë me flamuj rusë në stadium, ky ishte reagimi i Mujanoviqit

Serbia vazhdon të mbetet aleat i ngushtë i Rusisë dhe politikave të saj. E një gjë e tillë jo rrallë herë është dëshmuar nga shteti fqinj. Së fundmi tifozët e Crvena Zvezdës në stadium valëvitën flamujt rusë nën brohoritma “Serbë dhe rusë, vëllezër përgjithmonë”. E një veprim i tillë po shihet se një pasqyrë e mirë për ndërkombëtarët që po tentojnë të injorojnë këtë fakt, transmeton "Kosova Sot Online". 

Kështu është shprehur në një postim në “X” analisti boshnjak, Jasmin Mujanoviq.

“Përveç që tifozët e  të Yllit të Kuq përsëri shfaqin pikëpamjet e tyre ekstreme shoviniste, kjo shfaqje është një pasqyrë mësimore në realitetin e shoqërisë bashkëkohore serbe nën Aleksandar Vuçiq. Përpjekjet e SHBA/BE për të injoruar këtë fakt të thjeshtë janë krejtësisht të kota”, ka shkruar Mujanoviq.Kujtojmë se tifozët e Crvena Zvezdës më parë kishin bërë thirrje kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, pas sulmit që ndodhi në Banjskë më 24 shtator 2023. 

(Kosova Sot Online )