Goli i parë i Vedat Muriqit pas më shumë se katër muajsh "pushimi"!

  • S.A /
  • 12 February 2024 - 10:30
 Goli i parë i Vedat Muriqit  pas më shumë se katër muajsh

Vedat Muriqi nuk kishte shënuar gol qe një kohë të gjatë në La Liga, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi kosovar ishte duke “agjëruar” qe katër muaj e gjysmë në këtë aspekt, respektivisht nga 30 shtatori. 

Dhe, 29 vjeçarit iu rikthye buzëqeshja mbrëmë në ndeshje me Rayo Vallecanon, tyransmeton "Kosova Sot Online ". 

Përfaqësuesi kosovar në fakt golin e fundit e kishte shënuar pikërisht kundër këtij kundërshtari në fund të shtatorit.

E mbrëmë, Muriqi e shënoi një gol jashtëzakonisht të rëndësishëm, shkruan “Gazeta Express”.

“Pirati” e gjeti golin në minutën e fundit të takimit kundër Rayo Vallecanos për t’ia siguruar ekipit ishullor fitoren me rezultat 2:1.

Ky trepikësh ia mundëson Mallorcës të jetë paksa më e qetë pasi u ngrit në pozitën e 16-të në tabelë me 23 pikë, sa i ka edhe Sevilla, që është e 15-ta.

Pas golit, Muriqi e shprehu gëzimin e tij edhe përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Jam rikthyer”, shkroi ish-futbollisti i Fenerbahçes e Lazios në Instagram, duke ia përcjellë disa foto këtij postimi.

Muriqi e shënoi golin e pestë sezonal në La Liga, ndërsa i ka edhe dy asistime.

Ai mungoi në tetë ndeshje të këtij sezoni në kampionatin spanjoll shkaku i lëndimit që e kishte pësuar duke luajtur për Kosovën kundër Izraelit, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.

Tërheqja muskulore në atë takim e kishte lënë atë jashtë fushës së blertë për afro tre muaj.

Tash, “Pirati” i Mallorcës po e rikthen formën dhe do të mundohet ta shpëtojë këtë ekip pa rënë nga liga në sezonin e tretë radhazi. 

(Kosova Sot Online )