Xavi në një moment të keq gjatë ndeshjes me Granadan, flain pamjet

  • S.A /
  • 12 February 2024 - 11:04
 Xavi në një moment të keq gjatë ndeshjes me Granadan, flain pamjet

Barcelona luajti 3:3 në ndeshjen e djeshme kundër Granadës, skuadrës së parafundit në renditjen e La Ligës dhe mori vetëm një pikë nga ndeshja nga e cila priste pikët e plota.

Barcelonës iu desh të barazonte dy herë rezultatin ndaj Granadas para tifozëve të saj dhe siguroi pikën me golin e shënuar nga Lamine Yamal në minutën e 80-të.Xavi tha në konferencën për shtyp se ekipi i tij nuk u tregua mjaftueshëm dhe nuk arriti të mbyllte diferencën me Girona e vendit të dytë.

Ai nuk hoqi dorë nga lufta për titull.“Gara për titull tani është dy pikë më e vështirë, por ne nuk do të dorëzohemi. Deficiti i pikëve është i madh, por nuk është e pamundur ta kompensojmë atë. Ne bëmë shumë gjëra të gabuara në këtë ndeshje”, tha Xavi. pas ndeshjes.

Ai tha shumë më tepër gjatë vetë ndeshjes. Kamerat rregjistruan shpërthimet e tij të zemërimit, kështu që trajneri i Barcelonës u filmua duke gjuajtur topin me inat dhe më pas duke përplasur grushtin në karrige. E gjithë kjo u pasua me ofendime dhe të bërtitura nga ai.Tani që janë eliminuar nga Copa del Rey dhe kanë mbetur 10 pikë mbrapa Realit, Barcelona synon që të shkoj sa më larg në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online )