Talenti i njohur Rooney po mendon t’i futet botës së boksit, i gatshëm për t’u futur në ring me përfitime marramendëse

  • S.A /
  • 15 February 2024 - 10:15
Talenti i njohur Rooney po mendon t’i futet botës së boksit, i gatshëm për t’u futur në ring me përfitime marramendëse

Wayne Rooney është në bisedime me kompaninë KSI dhe me markën e boksit Misfits Boxing për të marrë pjesë në një meç me shumë përfitime. Ish-sulmuesi i Evertonit dhe i Manchester Unitedit, një pasionant i madh i boksit, është duke reflektuar sa i përket idesë për t’i veshur dorëzat për një përballje unike, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rooney është i papunë që kur ishte shkarkuar nga Birmingham City më 2 janar pas vetëm 15 ndeshjesh në krye të ekipit dhe një periudhe të dobët të rezultatet.

E tash, ai mund të jetë gati për një sfidë tjetër, por më të dhunshme, raportojnë “Daily Star” dhe “Daily Mirror”.

Që nga lansimi i tij në vitin 2022, Misfits ka pritur një mori të famshmish dhe të atyre që aspirojnë të bëhen yje.

Sensacionet e internetit si Logan Paul e Jay Swingler, yjet e muzikës si Ashley e Myles nga Rak-Su dhe një seri të personaliteteve kanë konkurruar aty.

I transmetuar në DAZN, ai i tërheq miliona fansa “paguaj për të parë”, dhe ka vizituar vende në krejt Anglinë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimeve të mediave në fjalë britanike, Rooney po pret dhe po shikon se çfarë opsionesh do t’i hapen përpara, para se të angazhohet në një sfidë të re në ringun e boksit.

Përkundër dizastrit të fundit në Birmingham, ku e çoi skuadrën nga vendi i gjashtë në atë të njëzetë, karriera e tij menaxheriale nuk ka qenë prej më të këqijave dhe ai shpreson që në të ardhmen ta udhëheq një klub të madh anglez, ndërsa paraprakisht pati eksperienca edhe në Derby County e DC United si trajner.

Rooney shpreson ta bëjë një debutim më të mirë në boks sesa kur ishte “eliminuar” nga shoku i skuadrës i atëhershëm tek Man Utd, Phil Bardsley.

Dy lojtarët ishin përleshur fizikisht në kuzhinë, ndërsa ishte shfaqur edhe videoja e rrahjes mes tyre.

Rooney më pas e kishte përdorur një festim ikonik, duke iu referuar incidentit, derisa bënte si boksier kur kishte shënuar kundër Tottenhamit në “Old Trafford” pak ditë pas ngjarjes.

(Kosova Sot Online )