Aleatët ndërkombëtar në funksion të forcimit dhe zhvillimit të shtetit

Aleatët ndërkombëtar në funksion të forcimit dhe zhvillimit të shtetit
Aleatët ndërkombëtar në funksion të forcimit dhe zhvillimit të shtetit

Dr. Hysni Aliu

  • 14 February 2024 - 18:26

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Jam i trishtuar me dyftyrësin amerikano franceze. Deklaratat e O Brajan dhe ato të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë e ato të Francës për dinarin dhe Qeverinë Kurti tregojnë që nuk kemi të bëjmë me partneritet por me urdhër dhënie të tyre. Partnerët janë të barabartë, e dy shtete kurrë s’munden të jenë partnere 100 % por aleate që i kanë interesat e përgjithshme strategjike të njëjta, por që i udhëheqin politikat brendshme në mënyrë autonome.

-Ashtu si edhe me kryetarët e komunave në veri, ku Amerika ishte urdhërdhënës i pasuksesshëm dhe si rrjedhojë ndodhi Banjska, edhe tani jam i sigurt që e njëjta do të ndodhë në veri bazuar në përvojën e kaluar. Pra Amerika e Franca po kërkojnë gjakderdhje në mënyrë që të vijnë me plane të reja të pesëshes së kuantit, që Kosova do të duhej ti zbatonte. E gjithë kjo po bëhet në mbrojtje të Vuçiqit në raport me opinionin e brendshëm, e këtë mbrojtje të kriminelit do e paguan ndonjë shqiptar apo serb me kokën e vet siç ndodhi me Heroin Bunjaku dhe tre terroristët serb. Kur e urdhëron dikë që të vepron kundër vetes, kjo do të thotë po përdorë më shumë se dhunë, është sikur paramilitarët serb që i detyronin shqiptarët të bënin marrëdhënie me të afërmit ose i dhunonin vajzat në prani të prindit. Këtë po e bëjnë disa që thonë që jemi partner tuaj, por partner ku njeri është rob e tjetri robërues. Zoti O Brajan, dhe zoti Hovenier, ne kem pasur i mjaftueshëm robërues për 600 vite, e pastaj edhe 20 vite pas lufte ata bashkëpunëtorët e juaj që i dërguat në Hage, kështu që tani populli ka vendos që mos të ju besoj më as juve e askujt tjetër përveç veprave. Ju mbrojeni Vuçiqin e ne po e mbrojmë Heroin e lirisë Albin Kurtin. Herën e kaluar e menaxhuat situatën në Banjskë dhe i liruat terroristët, e lejuat Radoiçiqin me u largua, e unë besoj që kësaj here Qeveria Kurti duhet të ua bëj me dije që ata që hyjnë në Kosovë me koordinim apo pa koordinim tuajin e Francës nuk do kthehen mbrapa. Nuk mundeni të bëni tregti më jeta të njerëzve, " ta paguaj me një jetë të tij me tri jeta" ashtu siç ndodhi herën e fundit në Banjskë. Edhe shqiptarët edhe serbët kanë shpirt dhe janë prindër. Nganjëherë kur dëgjoj deklarata të tilla më shkon mendja se a ka të drejtë Putini kur flet për dyfytyrësinë e perëndimit. E ty zoti Hovenier, që po jua banë gajlen serbëve ta rikujtoj që asnjë shqiptar nuk po vdes nga uria dhe po jeton pa përkrahjen e Serbisë, por veç me përkrahjen e shtetit të Kosovës. E njëjta vlen edhe për serbët, të njëjtat benefite i marrin. Është problemi juaj që i keni trajtuar për 20 vite edhe disa kriminel dhe serbët e Kosovës të privilegjuar dhe që në vend të një pensioni duhet ti marrin dy pensione. Keni thënë që nëse Qeveria ime do bënte si qeveria Kurti do isha i shqetësuar për fëmijët e mi, nëse është ashtu atëherë lejo Rusinë të fut rublën ruse në Amerikë dhe le ti hapi edhe institucionet paralele në Amerike apo në shtetin fqinjë tuajin që ka pakicat e veta atje. Ose përse pra po e bëni gjithë këtë luftë në Ukrainë pasi që sistemi paralel e anarkia tek qenka zgjidhje e mirë. Lejoni Rusinë ti mbron rusët si Serbia serbët në Kosovë, pasi që tek qenka e mirë kjo çështje. E sa i përket dialogut, përse ju nuk po i zgjidhni ose nuk i zgjidhët problemet më Rusinë me dialog të BE-së apo tuajin, por hytë në luftë me Rusinë e tani populli i ngratë po paguan çmimin e rëndë? Dhe çështja e fundit, desha të pyes se çka do thoshe nëse qenët endacak do helmoheshin në Prishtinë, ashtu siç po helmohen në veri nga Serbët atje. Përse serbët bënë të vrasin qenët në mënyrë mizore e qeveria jon nuk po bëka me ndalë dinarin që përkrah kriminalitetin, drogën e vrasjet. A do të thotë që po e mbroni krimin e kriminelët, ku mbetet betimi juaj kur nuk keni principe e vlera që janë të njëjta për të gjithë. Si do të dukej nëse dikush do helmonte një qenë në Amerikë, e si po të duket që një kriminel serb i helmon qenët në veri. Ku jeni ju ambasador që i mbroni kriminelët nga qeveria demokratike e një shteti e nuk i mbroni qenët endacak në veri nga kriminelët që qenit të uritur i ofrojnë helmin për ushqime. Ku janë vlerat e juaja. A ka për juve kriminel të mirë e demokrat të këqij vetëm se krimineli të nevojitet për interesat tua e demokrati i këqyr interesat e popullit të vetë. Mos u sillni me popullin ton sikur të jemi idiotë, sepse e tregoni vetëm dobësinë tuaj. Ju e dini që Kurtin mundeni ta rrezoni ashtu siç bëri Grenell me Trump-in, por atë nuk mundeni ta thyeni në dinjitetin e tij. Ju jeni miliarda herë më të fortë por dinjiteti i tij është më i fortë se ju, sepse dinjiteti është vlerë për të cilën lufton mbarë bota demokratike. Nëse pakëz moral ju ka mbetur atëherë në vend që ta mbroni dinarin e kriminelëve të drogës ngiteni zërin për qenët endacak që po vriten në veri në sytë tuaj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".