PSG me ofertën më të guximshme për Gavin

  • S.A /
  • 16 February 2024 - 11:11
PSG me  ofertën më të guximshme për Gavin

Paris Saint-Germain mund të bëjë një lëvizje të bujshme gjatë verës për yllin e Barcelonës, Gavi.

Lëvizja e ardhshme e Kylian Mbappe në Real Madrid pritet të shkaktojë ndryshime në Paris si pjesë e një rishikimi të transferimeve, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Pavarësisht se nuk ka marrë një tarifë për Mbappen, largimi i tij do të çlirojë një barrë të madhe të kontratës dhe PSG po synon të forcohet.

Luis Enrique është një fans i madh i Gavit, me të cilin ka punuar së bashku me kombëtaren spanjolle.

Barcelona nuk ka plane aktuale për të shitur 19-vjeçarin, për shkak të rëndësisë së tij në Kataluni, por çështjet e tyre financiare të vazhdueshme mund të diktojnë situatën.

Sipas një raporti nga The Athletic, PSG është gati të forcojë interesin e tyre afatgjatë për Gavin, pavarësisht se adoleshenti aktualisht është jashtë fushës për një dëmtim në gju. 

Gavi do të mungojë në Euro 2024, pas operacionit të bërë pas lëndimit, por kjo nuk e ka penguar dëshirën e PSG-së për ta nënshkruar atë.

Nëse Barcelona detyrohet të shesë asetin e tyre kyç, klubi do të kërkojë rreth 100 milionë euro, si pjesë e çdo bisedimi për shitje.

(Kosova Sot Online )