Granit Xhaka për 16 vjet shtet: Urime Kosovë për këtë ditë të shënuar, moment historik dhe krenarie për të gjithë

  • S.A /
  • 17 February 2024 - 10:17
Granit Xhaka për 16 vjet shtet: Urime Kosovë për këtë ditë të shënuar, moment historik dhe krenarie për të gjithë

Republika e Kosovës sot po e feston 16-vjetorin e pavarësisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Me rastin e kësaj dite të veçantë, një mesazh urimi nuk ka munguar as nga ylli i futbollit, Granit Xhaka.

“Gëzuar Pavarësinë, Kosovës! Urime për këtë ditë të shënuar, një moment historik dhe krenar për të gjithë qytetarët e Kosovës. Le të jetë ky një vit i mbushur me paqe, progres dhe hapa të mëdhenj drejt përparimit dhe integrimit në arenën ndërkombëtare”, shkroi mesfushori i Bayer Leverkusenit. Në urimin e Xhakës nuk mungoi edhe flamuri i Kosovës, si dhe një zemër afër tij.

(Kosova Sot Online )