Laura Fazliu e nis me fitore në Grand Slamin e xhudos

  • S.A /
  • 17 February 2024 - 10:24
Laura Fazliu e nis me fitore në Grand Slamin e xhudos

Laura Fazliu e ka nisur sot  me fitore ditën e saj në Grand Slamin e xhudos, në Baku të Azerbajxhanit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pasi kaloi xhiron e parë pa luftë, ajo në të dytin triumfoi ndaj xhudistes nga Republika Qendrore Afrikane, Nadia Matchiko Guimendegon.

Xhudistja kosovare përballjen e fitoi me “Ippon”.

Laura Fazliu garon në kategorinë deri në 63 kilogramë.

(Kosova Sot Online )