Leon Dajaku, lojtari më vendimtar në elitën e futbollit kroat

  • S.A /
  • 19 February 2024 - 08:47
Leon Dajaku, lojtari më vendimtar në elitën e futbollit kroat

Interesant është rasti i anësorit të Hajduk Split, Leon Dajaku, pasi ish-lojtari i Sunderlandit, i cili u zhvillua në akademinë e gjigantit gjerman Bayern Munich, u soll në fillim të sezonit dhe shumë skepticizëm, ndërsa klubi nënshkroi me të deri në vitin 2027, transmeton "Kosova Sot Online ".

Index.hr shkruan se ai askund në karrierën e tij nuk ka arritur të stabilizohet si lojtar i ekipit të parë dhe deri më tani nuk ka mundur ta bëjë as në klubin e Hajduk Split.Dajaku ka luajtur 17 ndeshje për Hajdukun këtë sezon, prej tyre vetëm pesë herë në formacionin startues.

Por Dajaku i shfrytëzon shumë mirë minutat e tij dhe edhe në ndeshjen e fundit ndaj Rudes arriti të shënojë një gol në fund.

Këtë sezon ai ka shënuar katër gola dhe ka shtuar dy asistime, duke qenë pjesëmarrës në gjashtë gola të ekipit të tij dhe është në vendin e 17-të në mesin e të gjithë lojtarëve më vendimtar ne elitën e futbollit kroat.

Për krahasim, Dajaku ka të njëjtin numër pjesëmarrjesh direkte për gol si Arbër Hoxha, Franjo Ivanovic, Dario Spikic dhe Takuro Kaneko dhe një më shumë se lojtari i kombëtares kroate Marc Pasalic.

Dajakut i duhen mesatarisht 103 minuta në fushë për një gol ose një asistim në kampionat.

Kur krahasohen lojtarët që kanë luajtur më shumë se 600 minuta, nuk ka asnjë lojtar në kampionat që i duhen më pak minuta për gol apo asist dhe më i afërti është Bruno Petkovic që i duhen mesatarisht 107 minuta, shkruan SofaScore.

Përveçse i duhen pak minuta për gol apo asistim, Dajaku nuk i humb lehtë rastet para portës. Në të gjithë sezonin e deritanishëm ai ka dërguar tetë goditje në portë dhe ka shënuar në 50 për qind të rasteve.

(Kosova Sot Online )