Të veprojmë me unitet kundër prapaskenave diplomatike që kurdisin plane të rrezikshme

Të veprojmë me unitet kundër prapaskenave diplomatike që kurdisin plane të rrezikshme
Të veprojmë me unitet kundër prapaskenave diplomatike që kurdisin plane të rrezikshme

Dr. Hysni Aliu

  • 18 February 2024 - 08:09

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Situata është shumë serioze, dhe populli duhet ta din këtë. Ekzistenca e shtetit tonë unitar është në rrezik, dhe në prapaskenë është duke u krijuar një entitet/ republikë serbe në brendi të Kosovës. Kjo nuk mundë të ndalet lehtë, sidomos jo nëse Albin Kurti mbetet i vetëm në këtë betejë. Është koha që ne si shqiptarë të organizohemi kombëtarisht, ashtu siç u organizuam në kohën e ish Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, në mënyrë që edhe Quintit ti tregohet që nëse ata dëshirojnë Republike serbe brenda Kosovës, atëherë edhe shqiptarët do të kërkojnë Republikë shqiptare brenda Maqedonisë së Veriut e brenda Serbisë në Luginë e Sanxhak.

 

Bash siç parashikova në shkrimet e mëhershme, që BE, pra disa vende brenda saj, e tani edhe SHBA, po tentojnë të bëjnë ndarjen de jure të Kosovës nëpërmjet të pranimit të pasaportave të lëshuara nga zyra për Kosovë e Serbisë, dhe që vendimet e Qeverisë Kurti në lidhje me mbylljen e institucioneve paralele serbe dhe ndalimin e dinarit serb në Kosovë si mjet pagese, janë pikërisht si reagim i Qeverisë Kurti dhe Presidentes Osmani në këtë tendencë, ashtu edhe po na del të jetë. Ne fakt tani edhe haptas pasi që krijuan një dramë për shkeljen e të drejtave të njeriut, Lajçak e Kramon takuan përfaqësuesit e serbëve të Kosovës e si për ta vulosur këtë tendencë dhe për ta faktorizuar këtë ndarje de jure të Kosovës, të njëjtën e bën edhe ambasadorët e Quintit në Kosovë. Siç duket teatraliteti i tyre po del në fushë, e as mërrolet e Hovenierit nuk po janë të qëndrueshme, në momentin që po takohet me drejtues të opozitës apo të pakicës serbe të cilët e robëruan këtë vend për 20 vite me radhë. Me ironi po e them, se mos u takuan këta ambasador me udhëheqësit serb për ti qortuar për helmimin e qenëve endacak në veri, apo për të folur për atë se kur po kthehet ushtria serbe apo brigada e veriut në krye me Radoiçiqin. Situata është shumë serioze, dhe populli duhet ta din këtë. Ekzistenca e shtetit tonë unitar është në rrezik, dhe në prapaskenë është duke u krijuar një entitet/ republikë serbe në brendi të Kosovës. Kjo nuk mundë të ndalet lehtë, sidomos jo nëse Albin Kurti mbetet i vetëm në këtë betejë. Është koha që ne si shqiptarë të organizohemi kombëtarisht, ashtu siç u organizuam në kohën e ish Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, në mënyrë që edhe Quintit ti tregohet që nëse ata dëshirojnë Republike serbe brenda Kosovës, atëherë edhe shqiptarët do të kërkojnë Republikë shqiptare brenda Maqedonisë së Veriut e brenda Serbisë në Luginë e Sanxhak.Në vend që Bashkësia Ndërkombëtare të kërkonte njohjen de jure nga Serbia për Kosovën, këta po kërkojnë dhe po punojnë për ndarjen de jure të Kosovës. Nëse unë di diçka, atëherë dua të them që Kosova është në rrezik ekzistencial. Dashtë zoti që Kryeministri Kurti të ketë prapa veti ndonjë shtet që mundë të ju vendos stopin këtyre tendencave për ndarjen e Kosovës, ashtu siç i vendosi stopin Gjermanisë në kohën e Trupit. Siç po duket dikujt që është larg nga Evropa po i konvenon një zjarr vënie në Evropë, zjarr vënia e ngjashme me atë në Izrael e Palestinë, apo vendet afrikane, e tash pas Ukrainës zjarr vënie në zemër të Evropës. Pra me një guri mbyti dy zogj, edhe Evropën edhe Rusinë. Uroj të jem gabim, por deri tani i kam parë gjërat me vite më herët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".