Ermal Krasniqi e Arlind Ajeti pjesë e formacionit të javës në futbollin rumun

  • S.A /
  • 20 February 2024 - 16:23
Ermal Krasniqi e Arlind Ajeti pjesë e formacionit të javës në futbollin rumun

Federata e futbollit rumun ka bërë publike formacionin më të mirë të xhiros së 26-të. Pjesë e këtij formacioni janë dyshja shqiptare Ermal Krasniqi e Arlind Ajeti, transmeton "Kosova Sot Online ".

Krasniqi pati super paraqitje për skuadrën e tij të Rapid Bukureshtit në fitoren ndaj Hermannstadt me rezultatin 2:0.

Futbollisti kosovar realizoi gol dhe dha një asistim në këtë ndeshje. Kjo paraqitje e tij ka bërë që ai të zë vend në formacionin e javës.

E aty gjendet edhe futbollisti tjetër shqiptar, Arlind Ajeti, i cili paraqitet për Clujin.

Ajeti me Clujin arritën fitore në udhëtim te Craiovas me rezultatin 1:3.

Përfaqësuesi i Kombëtares shqiptare nuk shënoi, por pati paraqitje tejet të mirë në fazën e mbrojtjes.

11-shen më të mirë e dominon ekipi i Dinamo Bukureshtit me tre futbollistë, derisa nga dy përfaqësues kanë Cluji dhe Arad.

(Kosova Sot Online )