Shpërthen dosja McGonigal, Kryeministrit Rama po i vije laku në fyt

Shpërthen dosja McGonigal, Kryeministrit Rama po i vije laku në fyt
Shpërthen dosja McGonigal, Kryeministrit Rama po i vije laku në fyt

Gani Qarri

  • 19 February 2024 - 17:08

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Pas vendimit të shumëpritur të Gjykatës Federale të Uashingtonit nga e cila ortaku i Edvin Kristaq Rames, McGonigal dënohet me 28 muaj burg për marrjen e 225 mijë dollarëve dhe fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë, pritet që me kërkesën amerikane, të cilën duket ta ketë parashtruar vet Blinken,me rastin e vizitës së tij , në Shqipëri, përfundimisht po i hapet rrugë hetimit dhe gjykimit para drejtësisë shqiptare edhe të kryeministrit Edvin Kristaq Rama.

 

Pas ndëshkimit penal të zyrtarit të FBI-s amerikane McGonigal, mbylljen e çështjes në SHBA dhe shpalljen fajtor të McGonigal medoemos, të paktën sipas procedurave të zhvillimeve normale juridike ndërkombëtare, nëse nuk është arritur ndonjë marrëveshje e fshehtë, ndërmjet Ramës dhe Blinken, medoemos tani, duhet të shtohen telashet edhe për Edi Ramën, ndaj dhe po pritet me kureshtje të madhe, të shihet se cili do të jetë qëndrimi dhe hapi ligjor i radhës nga SPAK-u në Shqipëri, për këtë çështje! Në fakt, lidhur me dosjen shqiptare, ish agjenti i FBI-së, Charles McGonigal është dënuar nga gjykata federale e Uashingtonit me 2 vite e 4 muaj burg, për shkelje të rëndë të besimit të publikut” për marrjen e 225 mijë dollarëve nga sekseri shqiptaro-amerikan i Edvin Kristaq Ramës, Agron Nezaj, si dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Sipas prokurorëve të çështjes, McGonigal jo vetëm nuk kishte deklaruar marrjen e parave, por kishte avancuar interesat e biznesit të zotit Nezaj, i cili madje kishte gënjyer edhe FBI-në për aktivitetet e tyre të fshehta, duke mbajtur kështu, sekret faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa personale financiare me Edvin Ramën dhe sekserët e tij, agjenturor. E kjo, në thelb, përbën korrupsion të llojit, i cili minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë, përderisa i pandehuri i rastit McGonigal, me marrjen e detyrës, "ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo të kryente vet krime”, thuhet në dokument. Në shtatorin e vitit të kaliuar, McGonigal para Gjykatës Federale në Uashington,pranoi fajësinë në lidhje me të gjitha akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet e pa raportuara me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka. Pranimi i fajësisë u bë në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të McGonigal, kurse në këmbim të pranimit të fajësisë për fshehjen e provave materiale, prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera të aktakuzës. Ndaj me mbylljen e çështjes në SHBA dhe shpalljen fajtor të McGonigal, mbetet për tu parë se cili do të jetë veprimi i SPAK-ut për trajtimin ligjor e juridik të lidhjes së Edi Ramës me këtë aferë, përderisa Rama, fatkeqësisht mbanë edhe postin e kryeministrit të shtetit shqiptar, akt që vërtetë poshtëron vendin dhe të gjithë shqiptarët! Me sa merret vesh, Prokuroria e Posaçme, tanimë ka hapur një hetim për çështjen McGonigal, dhe ka thirrur për të dëshmuar dy nga personazhet e përfshirë në këtë aferë, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, ndërsa sa i takon kryeministrit Rama ende nuk dihet nëse edhe ai, është thirrur në SPAK për këtë rast, por duke pasur parasysh peshën e kësaj afere, Rama assesi nuk do duhej të anashkalohej e aq më keq edhe të amnistohet. Sa i takon kësaj afere, kujtojmë edhe faktin tjetër, se McGonigal në muajin dhjetorë, si ish-agjent i lartë i FBI-së u dënua me më shumë se katër vjet burg për ndihmën e dhënë oligarkut rus Oleg Deripaska, që ai të hiqej nga lista e sanksioneve amerikane. Për aq më tepër habit shumë fakti se vet McGonigal ishte agjenti special i ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork para se të tërhiqej në vitin 2018, i cili kishte për detyrë të hetonte, pikërisht oligarkët rusë?!... Megjithatë prokurorët thanë asokohe se ai dhe ish-diplomati rus Sergey Shestakov kanë shkelur edhe sanksionet e SHBA-së duke rënë dakord t'i ofrojnë shërbime miliarderit dhe industrialistit rus Oleg Deripaska edhe pse SHBA në vitin 2018 pasi e akuzoi atë dhe disa oligarkë dhe zyrtarë të tjerë rusë për "aktivitet keqdashës në mbarë globin",Deripaskën e kishte vënë nën sanksione. Siç merret vesh nga aktgjykimi, Charles McGonigal, është një nga agjentët e rangut më të lartë të FBI-së i dënuar ndonjëherë për akuza penale, në SHBA, e dënimit të 16 shkurtit 2024 të Charles McGonigal do t’i shtohet edhe dënimit prej 50 muajsh burg që ai mori veçmas në Nju Jork vitin e kaluar për komplot të paligjshëm me oligarkun rus, Oleg Deripaska. Kështu që dënimi i McGonigalit ish agjentit special në divizionin e kundërzbulimit të zyrës së FBI-së, nga viti 2016, në Nju Jork, nga drejtësia amerikane, në total, llogaritet në gjatësinë e kohës prej 6-vjet e 6 muaj burg efektiv, pasi që McGonigal, pranoi se kishte fshehur nga FBI-ja marrjen e pagesave nga oligarku rus dhe shqiptaro-amerikani Agron Neza, si dhe kishte mbajtur sekret takimet e tij me zyrtarë të huaj, përfshirë kryeministrin shqipfolës të shtetit shqiptar Edi Rama.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".