Yamal theu një rekord të madh

  • S.A /
  • 22 February 2024 - 08:49
Yamal theu një rekord  të madh

Nuk ka pasur fitues mes Napolit dhe Barcelonës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Dueli i zhvilluar në “Stadio Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultat 1:1.

Ishte Robert Lewandowski i cili kaloi mysafirët në epërsi me një gol në minutën e 60-të, pas asistimit nga Pedri.

Megjithatë, Napoli arriti të barazonte rezultatin nëpërmjet Victor Osimhen në minutën e 75-të.

E ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal theu një rekord sonte. Ai ishte startues në këtë ndeshje, duke u bërë futbollisti më i ri ndonjëherë që luan në një ndeshje të nokautit në Ligën e Kampionëve. Ai është 16 vjecar e 223 ditë.

(Kosova Sot Online )